Site icon Telegrafi

LDK njofton për punët e Drejtorisë së Arsimit në kryeqytet

Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhikun përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka treguar për renovimet që po i kryen drejtoria e Arsimit nëpër shkolla në komunën e Prishtinës.

Në video thuhet se objekti i gjimnazeve matematikore që është i paraqitur në video po rinovohet dhe modernizohet në tërësi, transmeton Telegrafi.

Tutje thuhet se shkollat do të kenë hapësira për relaksim dhe kuzhina shkollore.

“Po gëlqerosim klasat dhe freskojmë me ngjyra; të gjitha do të pajisen me banka dhe karrige të reja për 1300 nxënës; secila klasë do të ketë tabelë digjitale; do të riorganizojmë korridoret me qëllim që të krijojmë hapësira relaksuese për nxënës; do t’i bashkëngjisim një kuzhinë shkollore modulare dhe oborrin e shkollës do ta gjelbërojmë e pajisim me ulëse’’, thuhet në videon e publikuar nga ai.

Të gjitha këto sipas tyre do të realizohen deri më 25 gusht, me qëllim që nxënësit të fillojnë vitin shkollor mbarë. /Telegrafi/

Exit mobile version