Site icon Telegrafi

Lazios i mjafton një barazim ndaj Club Brugge, kalon tutje në fazën e eliminimit direkt

Lazio ka barazuar në shtëpi ndaj Club Brugge (2-2), rezultat që i ka mjaftuar për të kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt.

Borussia Dortmund kalon si lider tutje, ndërsa Lazio me vendin e dytë.

Luis Alberto asistoi te Joaquin Correa i cili shënoi që në minutën e 12-të të takimit për 1-0.

 

Por Brugge u kthye shpejtë në lojë, duke barazuar në minutën e 15-të kur Ruud Vormer shënoi për 1-1.

 

Lazio e mbylli pjesën e parë në epërsi, kur Ciro Immobile shënoi nga pika e bardhë për 2-1.

 

Në pjesen e dytë Brugge edhe pse me 10 lojtarë arriti ta barazojë rezultatin.

Vormer pasoi  te Hans Vanaken që shënoi për 2-2.

Vedat Muriqi mungoi shkaku i lëndimit, ndërsa Thomas Strakosha ishte në bankë.

 

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Lazio me këtë barazim kaloi tutje me 10 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version