Lazio ka nënshkruar zyrtarisht me portierin Pepe Reina, i cili ndërpreu kontratën e tij me Milanin një vit më herët sesa kishte marrëveshje.
Portieri spanjoll, i cili mbush 38 vjeç këtë muaj, ka zgjedhur Lazion për një transferim dhe vazhdimin e karrierës.
Është vet klubi nga kryeqyteti italian që ka njoftuar gjatë ditës së sotme transferimin e portierit.
🎙 Le prime dichiarazioni di @PReina25 da calciatore biancoceleste: "La Lazio è una realtà importante del nostro calcio"
➡️ https://t.co/rOSDZjBxtI pic.twitter.com/IY5g8gLiy1
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 27, 2020
“SS Lazio njofton nënshkrimin e përhershëm të shërbimeve sportive të futbollistit Jose Manuel Reina Paez”, thuhet në deklaratën e Lazios.
Reina u rikthye në Milano pas gjashtë muajve huazim në Aston Villa në Ligën Premier, por ka lëvizur menjëherë dhe ish-portieri i Napolit është vendosur të garojë me Thomas Strakosha për një vend titullari për sezonin 2020-21. /Telegrafi/
⛰ #Auronzo2020
Pepe #Reina è qui 🤩#WelcomeReina pic.twitter.com/njGLBYJSoQ— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 27, 2020