Një ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet në ‘Olimpico’ të Romës mes Lazios dhe Vitesses.
Në fakt kjo ndeshje do të jetë derbi i dy shqiptarëve me Thomas Strakoshën tek Lazio dhe Milot Rashicën në Vitesse.
Trajneri Simone Inzaghi ka vendosur ta pushoj Strakoshën në këtë takim duke e lënë në bankën rezervë.
Ndërkohë ylli i Kosovës, Milot Rashica do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Lazios.
Formacionet zyrtare:
Lazio: Vargic, Bastos, Marchi, Gabarron, Basta, Murgia, Alberto, Crecco, Lukaku, Nani, Palombi.
Vitesse: Pasveer, Lelieveeld, Kashia, Miazga, Faye, Foor, Mount, Serero, Rashica, Matavz, Linssen. /Telegrafi/