Lazio ka shitur vetëm 11 bileta sezonale në ditën e parë të shitjeve.
Shitja e biletave sezonale të klubit romak nisën këtë të hënë, por sipas “La Gazzetta dello sport” vetëm 11 bileta janë shitur në ditën e parë.
Sezonin e shkuar, klubi shiti më pak se 13 mijë bileta sezonale pavarësisht se Stadio Olimpico ka më shumë se 70 mijë ulëse.
Fansat janë shprehur kundër presidentit Claudi Lotito pasi Lazio mbylli sezonin në pozitën e tetë të Series A.
Edhe më shumë u shtuan veprimet kundër Lotitos pasi që Marcelo Bielsa u emërua trajner i ri i klubit dhe u largua vetëm dy ditë më vonë në fillim të korrikut.