Telegrafi

Lazio rrëshqet sërish në garë për titullin e Serie A, mposhte tani edhe nga Lecce

Lecce vs Lazio (Foto: Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images/Guliver)

Lazio ka lëshuar pikë edhe në javën e 31-të të Serie A, pasi është mposhtur 2-1 në udhëtim te Lecce.

Vendasit shënuan të partë, mirëpo golin i tyre u anuluar nga VAR shkaku i lojës me dorë nga Marco Mancosu.

Por, ishte minuta e pestë kur Lazio kaloi në epërsi me anë të Felipe Caicedo që u gjet mjaftë mirë në zonë.

Lecce dukej se e kërkonte me çdo kusht barazimin e rezultatit dhe atë e arriti me anë të Kohuma Babacar (30’), për t’i qetësuar gjërat.

Në minutën e 45+4, Lecce fitoi një penallti, mirëpo Mancosu që luajti me dorë në fillim të takimit, dështoi të realizonte nga pika e bardhë.

Lecce vs Lazio (Foto: Marco Rosi – SS Lazio/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë ishte më e mirë nga ana e Lecces që u shpërblye me golin e epërsisë të arritur me anë të Fabio Lucioni që shënoi me kokë në minutën e 47-të.

Lazio mund të pranonte edhe dy gola të tjerë, por fal Thomas Strakoshas, ata nuk pësuan humbje edhe më të thellë.

Pas javës së 31-të, Lazio vazhdon të jetë në vendin e dytë me 68 pikë, shtatë më pak se lideri Juventusi, ndërsa në xhiron e 32-të takohen me Sassuolon. /Telegrafi/