Telegrafi

Lazio – Roma, formacionet e mundshme të derbit të zjarrtë lokal

Dy rivalët e mëdhenj, Lazio dhe Roma do të luajnë në derbin e zjarrtë lokal të vlefshëm për javën e gjashtë në Serie A.

Lazio është nikoqir i Romës në derbin e madh lokal italian i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Olimpico me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i Maurizio Sarrit e nisi sezonin me dy fitore, por pastaj u mposht dhe mori dy barazime, kështu që pret t’i kthehet fitoreve pikërisht në një derbi.

Në anën tjetër, ekipi i Jose Mourinhos është në formë më të mirë me katër fitore dhe një humbje, dhe pret rezultat pozitiv edhe nga kjo përballje e vështirë.

Sikurse Sarri, ashtu edhe Mourinho pritet të startojnë me lojtarët më të mirë në këtë ndeshje, pasi duan vetëm tri pikë.

Te vendasit nga minuta e parë do të luajnë Elseid Hysaj, Luis Alberto dhe Ciro Immobile, teksa te mysafirët emra si Gianluca Mancini, Nicolo Zaniolo dhe Tammy Abraham.

https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1441798140273872901

Formacionet e mundshme

Lazio: Reina; Marusic, Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto; Anderson, Immobile, Pedro; 

Roma: Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Calafiori; Cristante, Veretout; Zaniolo, Mkhitaryan, Shaarawy; Abraham; 

/Telegrafi/