Site icon Telegrafi

Lazio përgënjeshtron mediat italiane: Strakosha nuk ka COVID-19

Thomas Strakosha (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Shefi i stafit mjekësor të Lazios, Ivo Pulcini, i ka përgënjeshtruar spekulimet se Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Mediat lokale në Romë e përhapën lajmin se portieri shqiptar është i infektuar me coronavirus, mirëpo duket të ketë qenë lajm i rremë.

“Është lajm i rremë dhe ka shumë lajme të tilla në këtë periudhë”, ka deklaruar Pulcini për Radio Punto Nuovo.

(Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Nuk do të hyj në detaje, mirëpo kam biseduar me njerëzit e përfshirë dhe kemi qeshur për këtë. Strakosha nuk ka COVID-19 dhe askush te Lazio nuk ka”.

“Ne ishim të parët në Itali që e dërguam skuadrën në shtëpi dhe do të mbledhim meritat për reagimin e hershëm”, ka shtuar mjeku. /Telegrafi/

Exit mobile version