Site icon Telegrafi

Lazio i ofron kontratë të re Strakoshës

E nisi si fillim si portieri i katërt dhe tani është kandidati kryesor për ti zënë pozicionin e titullarit Marchettit.

Thomas Strakosha është duke përjetuar një sezon të mirë, pas dëmtimit që pati portieri i parë i Lazios, Federico Marchetti, i cili u desh të lërë fushën për disa javë, vendin e të cilit e mbuloi shumë mirë shqiptari Strakosha.

Kur kontrata e portierit shqiptar është drejt përfundimit, Igli Tare ka vendosur të mbajë pranë vetes bashkëkombësin e tij, duke nisur bisedimet me agjentin e tij, Stefano Castagna për të rinovuar kontratën e Stakoshës, transmeton newsport.

Propozimi i radhës ka të bëjë me trefishimin e të ardhurave të portierit, nga 100 mijë euro që përfiton aktualisht në 300 mijë euro me kontratën e re.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes klubit dhe portierit deri tani, rinovimi mund të quhet i mbyllur, pritet vetëm konfirmimi për të mbyllur gjithçka.

Exit mobile version