Telegrafi

Lazio ndalet nga Crotone, vendi i katërt vendoset në ndeshjen e fundit ndaj Interit

Crotone - Lazio (Getty Images)

Lazio nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Crotone në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Serie A.

Skuadra e Simone Inzaghit ishte afër të siguronte kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por janë ndalur me barazim nga Crotone.

Ndeshja nisi mirë për mysafirët, të cilët shënuan në minutën e 17-të me anë të Senad Lulic, i cili ishte i saktë nga penalltia për 0-1.

Lulic hapi serinë e golave nga penalltia (Getty Images)

Megjithatë, Crotone arriti të kthehet në lojë me anë të sulmuesit Nwankwo Simy, i cili shënoi me kokë për 1-1 dhe dërgoi skuadrat në pushim me barazim.

Simy shënoi gol të bukur me kokë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, vendasit arritën të shënojnë të parët me anë të Federico Ceccherini që shënoi për 2-1 dhe dërgoi në ekstazë tifozët e tij.

Por, Lazio nuk u pajtuan me humbje dhe arritën të shënojnë më minutën e 83-të me anë të Sergej Milinkovic-Savic për 2-2 dhe ky goli të jetë rezultat përfundimtar.

Savic barazoi rezultatin (Getty Images)

Me këtë barazim, Lazio tani ka 72 pikë në vendin e katër, ndërsa Interi në vendin e pestë ka 69 pikë.

Ndeshja e fundit, e cila do të zhvillohet në Olimpico mes dy skuadrave do të zbuloj ekipin e katërt që do të kualifikohet në Champions, ku Lazios i kryejnë punë dy rezultatet, ndërsa Interit vetëm fitorja. /Telegrafi/