Lazio nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 2-2 në udhëtim te Crotone në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të Serie A.
Skuadra e Simone Inzaghit ishte afër të siguronte kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por janë ndalur me barazim nga Crotone.
Ndeshja nisi mirë për mysafirët, të cilët shënuan në minutën e 17-të me anë të Senad Lulic, i cili ishte i saktë nga penalltia për 0-1.
Megjithatë, Crotone arriti të kthehet në lojë me anë të sulmuesit Nwankwo Simy, i cili shënoi me kokë për 1-1 dhe dërgoi skuadrat në pushim me barazim.
Në pjesën e dytë, vendasit arritën të shënojnë të parët me anë të Federico Ceccherini që shënoi për 2-1 dhe dërgoi në ekstazë tifozët e tij.
Por, Lazio nuk u pajtuan me humbje dhe arritën të shënojnë më minutën e 83-të me anë të Sergej Milinkovic-Savic për 2-2 dhe ky goli të jetë rezultat përfundimtar.
Me këtë barazim, Lazio tani ka 72 pikë në vendin e katër, ndërsa Interi në vendin e pestë ka 69 pikë.
Ndeshja e fundit, e cila do të zhvillohet në Olimpico mes dy skuadrave do të zbuloj ekipin e katërt që do të kualifikohet në Champions, ku Lazios i kryejnë punë dy rezultatet, ndërsa Interit vetëm fitorja. /Telegrafi/