Telegrafi

Lazio mposht Napolin si mysafir

Në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A, Lazios mundi Napolin në stadiumin Diego Armando Maradona me rezultat 1-0, duke i shkaktuar kështu liderit vetëm humbjen e dytë të sezonit në kampionat.

Lideri i Serie A ishin më të mirë në pjesën e parë, por përkundër dominimit të madh, nuk arritën të shënojnë gol.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, ata kaluan edhe më shumë në sulm, ndërsa mysafirët u përqendruan në kundërsulme.

E më pas në minutën e 67-të erdhi goli, kur Matia Vecino shënoi një gol fantastik për 1-0.

Nuk kishte më ndryshime deri në fund të ndeshjes, ndaj Lazio arriti një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në Napoli.

Napoli, megjithatë, mbeti në vendin e parë në Serie A, ndërsa Lazio tani është ngjitur në pozitën e dytë. Napoli ka 17 pikë më shumë se Lazio. /Telegrafi/