Raportimet e fundit që vijnë nga Italia, shkruajnë se Lazio është duke e marrë në konsideratë tërheqjen nga garat pas humbjes me shumë zhurmë ndaj Torinos.
Sipas Premium Sport, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, mendon që klubi i tij është viktimë në këtë sezon.
Sipas tij nuk duan që Lazio të përfundojë në top katër.
Klubi nga kryeqyteti janë ankuar rregullisht për gjykim kundër tyre në shumë sfida të këtij sezoni, dhe kjo ndaj Torinos është vetëm e fundit dhe kulmi.
Sipas klubit Iago Falque luajti me dorë në zonë dhe nuk u akordua penallti.
Instead of a penalty, Lazio gets a player red carded. Scandal. pic.twitter.com/ubmIAb04YR
— Amir (@LazioAmir) December 11, 2017
Pas kësaj Ciro Immobile u largua me karton të kuq pas një përplasje kokë më kokë me Nicolas Burdisso. Gjyqtari pa VAR-in dhe e largoi sulmuesin e Italisë.
Just seen the Ciro Immobile incident as below. Mmm very debatable sending off. Lazio coach safe to say don’t look happy #LazioTorino pic.twitter.com/JeGSt5RvAn
— Scot Munroe (@scot_munroe) December 11, 2017
Trajneri Simone Inzaghi shprehet se Lazio është penalizuar për të katërtën javë radhazi.
Në anën tjetër Luis Alberto ka sugjeruar se ka njerëz që nuk duan që Lazio të luajë në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/