Lazio raportohet se i ka ofruar kontratë katërvjeçare mbrojtësit të Barcelonës, Adriano.
Braziliani ka startuar vetëm katër herë sivjet në La Ligë si dhe ka pasur tri paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Tani “Gianluca Di Marzio” raporton se në Camp Nou ka arritur një ofertë për transferimin e lojtarit.
Thuhet se Lazio ka propozuar kontratë me vlerë prej 2 milionë eurosh në sezon për lojtarin.