Telegrafi

Lazio konfirmon që Muriqi është infektuar me coronavirus dhe tregon kohëzgjatjen e mungesës

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/S.S.Lazio)

Pas raportimeve në mediat italiane, Lazio ka konfirmuar se transferimi i ri, Vedat Muriqi, është infektuar me coronavirus.

Në bazë të njoftimit të transmetuar nga La Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Kosovës pritet të mungojë deri kah mesi i tetorit.

26-vjeçari iu bashkua Biancocelestëve këtë muaj nga Fenebahce, mirëpo në testet për COVID-19 ka rezultuar pozitiv.

Ai ishte kthyer në Turqi për të kompletuar dokumentacionin e transferimit dhe atje i është nënshtruar testit për coronavirus.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi rezulton pozitiv me COVID-19

Muriqi, i cili kreu ekzaminimet mjekësore në Romë në javën e kaluar, është asimptomatik dhe ndodhet në vetizolim.

Kështu që debutimi i tij në Serie A pritet të ndodhë kah mesi i tetorit, ndërkohë që ai është duke u rikuperuar edhe nga një tërheqje muskulore. /Telegrafi/