Telegrafi

Lazio konfirmon lëndimin e Thomas Strakoshës, nuk ftohet për ndeshjen me Parman

Thomas Strakosha nuk është përfshirë në listën e skuadrës së Lazios për tu përballur me Parmën sot (e diel) për shkak të dëmtimit të kofshës.

25-vjeçari shqiptar mori një lëndim në ndeshje ndaj Fiorentinës në fund të javës së kaluar, konfirmoi klubi kryeqytetas.

“Thomas Strakosha pësoi një traumë tërheqëse në pjesën e djathtë të femurit të kofshës gjatë ndeshjes kundër Fiorentina”.

“Ai menjëherë iu nënshtrua ekzaminimit mjekësor dhe trajtimit dhe do të monitorohet në ditët në vijim për të hartuar një prognozë përfundimtare”, thuhet në njoftimin e klubit Biancocelesti.

Strakosha është lënë jashtë listës së skuadrës së Lazios për tu përballur me Parmën sot, ndërsa pjesë e listës janë dyshja tjetër shqiptare, Vedat Muriqi dhe Marco Alia.

Lista e skuadrës së Lazios për ndeshjen e Parmës:

Portierë: Alia, Furlanetto, Reina;

Mbrojtësit: Acerbi, Armini, Hoedt, Luiz Felipe, Patric, Radu;

Mesfushorët: Akpa Akpro, Anderson, Cataldi, Escalante, Lazzari, Leiva, Luis Alberto, Marusic, Milinkovic, Parolo, Pereira;

Sulmuesit: Caicedo, Immobile, Moro, Muriqi.

/Telegrafi/