Site icon Telegrafi

Lazio konfirmon lëndimin e Immobiles pas aksidentit të frikshëm me makinë

Lazio ka njoftuar se Ciro Immobile mbetet në spital nën vëzhgim pasi makina e tij u përplas me një tramvaj, duke e lënë atë me një lëndim në krahë dhe një frakturë në brinjë.

Sulmuesi italian ishte duke vozitur në Romë mbrëmë, kur një tramvaj kaloi në një semafor të kuq dhe u përplas me makinën e tij.

Ai ishte i shpejtë për t’i siguruar të gjithë se ai është mirë dhe kryesisht i padëmtuar, por një deklaratë nga faqja zyrtare e Lazios ka një ide më të qartë të lëndimeve.

“Imobile është diagnostikuar me një goditje në shtyllën kurrizore dhe frakturë e përbërë e brinjës së 11- të në anën e djathtë”

“Gjendja e tij është e mirë, por ai mbetet nën vëzhgim në spitalin Policlinico Universitario Agostino Gemelli në Romë”, thuhet në njoftim.

33-vjeçari italian ka pasur një sezon shumë të vështirë për shkak të lëndimeve të përsëritura muskulore dhe vetëm së fundmi kishte bërë një rikuperim të plotë, duke filluar si titullar në fitoren 3-0 të së premtes si mysafir ndaj Spezias.

Ai ka 12 gola dhe pesë asistime në 30 ndeshje për Lazion deri më tani këtë sezon, gjë që i sheh ata në vendin e dytë në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version