Lazio ka kaluar në finale të Kupës së Italisë duke e eliminuar Romën edhe pse kjo e fundit fitoi 3-2, ndërsa tashmë pret ta mësoj kundërshtarin nga ndeshja Napoli – Juventus.
Derbi i Romës u mbyll me rezultat 32 në të mirë të Romës, ndërsa rezultati i përgjithshëm në dy ndeshje ishte 4-3 në të mirë të Lazios.
Ndeshja filloi më mirë për Romën, që kishte rast të mirë në minutën e 3-të me Edin Dzekon.
Në minutën e 20-të provoi edhe Stephan El Shaaraëy, por në vend ishte Thomas Strakosha.
Por Lazio në rastin e saj të parë arriti të shënojë. Këtë e bëri mesfushori Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 37-të.
Por Roma reagoi para fundit të pjesës së parë me El Shaarawy që barazoi në 1-1.
Pjesa e dytë nisi me një Romë agresive, por që nuk mundi të shënojë.
Këtë gjë e bëri Lazio me Ciro Immobilen në minutën e 56-të. Sulmuesi morri një top nga mesfusha dhe i vetëm më portierin shënoi për 2-1.
Roma reagoi përsëri shpejtë me golin e Salah (2-2), i cili shënoi pas një topi të kthyer nga shtylla e goditur nga El Shaarawy.
Romakët provuan deri në fund dhe arritën ta gjejnë golin me Salah në minutë e fundit të ndeshjes.
Roma mbetet të koncentrohet vetëm në kampionat ku është gjashtë pikë pas Juventusit dhe rrezikon të mbetet pa trofe këtë vit. /Telegrafi/
Milinkovic Savic'in Lazio'yu öne geçiren golü #İtalyaKupasıTivibuda⚽ pic.twitter.com/Kz4fJSSHpY
— Tivibu Spor (@tivibuspor) April 4, 2017
https://twitter.com/1sai_sport/status/849355842105290752
https://twitter.com/1sai_sport/status/849355842105290752