Lazio mund ta barazojë Romën me tituj pasi që është në ‘luftë’ për kampionatin e vitit 1915.
Biancocelestët kanë fituar dy tituj, në vitin 1974 dhe në vitin 2000, por mund t’i shtohet edhe një tjetër.
Në sezonin 1914-15, është dashur të zhvillohet edhe një ndeshje me Genoan, por ajo nuk u zhvillua shkaku i Luftës së Parë Botërore, kur dhe titulli iu dha Genoas.
Në vitin 1919, FIGC ua dha titullin Genoas dhe nuk e ka atë ndeshej të zhvillohet.
Në mbledhjen e fundit është folur për këtë dhe vendimi do të merret me 4 gusht. /Telegrafi/