Site icon Telegrafi

Lazio fiton ndaj Borussia Dortmundit, Muriqi debuton në Ligën e Kampionëve

Lazio ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.

Kjo fitore erdhi pas një ndeshje të mirë të italianëve që shkuan në pushim me dy gola epërsi.

Ndeshja nisi mirë për Lazion që shënuan që në minutën e 6-të. Një gabim në mbrojtje i Dortmund bëri që Immobile të gjendej i vetëm përballë portierit dhe me lehtësi shënoi për 1-0.

 

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në minutën e 23-të.

Pas një harkimi nga këndi ishte Luiz Felipe që prek topin me kokë, por portieri Marwin Hitz ia ndihmon për 2-0.

 

Në pjesën e dytë Dortmundi u mundua ta hap ndeshjen duke filluar të rrezikojë më shumë.

Por në këtë pjesë ka debutuar edhe Vedat Muriqi në minutën e 67-të të ndeshjes.

Ai ka zëvendësuar Joqauin Correan, duke u bërë dyshe me Ciro Immobilen. Kur Muriqi u fut në lojë rezultati ishte 2-0 në të mirë të italianëve.

Borussia Dortmund hapi ndeshjen me golin e Erling Haaland që shënoi në minutën e 71-të.

 

Por Lazio mbylli dilemat e fituesit kur shënoi në minutën e 76-të të takimit.

 

Deri në fund nuk kishte gola dhe Lazio mori tri pikët e para. /Telegrafi/

Exit mobile version