Site icon Telegrafi

Lazio dhe Immobile drejt rekordeve të reja në Serie A pas fitores ndaj Brescias

SS Lazio (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Lazio ka vendosur rekord të ri me fitoren e tyre të nëntë radhazi në Serie A, duke iu afruar rekordit të “Il Grande Torinos” apo “Torinos së madhe” dhe Ciro Immobile nuk po të ndalet së shënuari.

Të freskët nga fitorja e Superkupës së Italisë ndaj Juventusit më 22 dhjetor, Lazio e nisi furishëm dhe në lartësi të madhe edhe vitin 2020.

Ata morën një fitore të madhe me rikthim ndaj Brescias me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Rigamonti.

Kjo fitore ishte e nënta radhazi për klubin kryeqytetas në Serie A, një rekord i arritur vetëm një herë nga ekipi i Sven-Goran Eriksson në vitet 1998-99.

Biancocelestët gjithashtu kanë shënuar të paktën dy gola në secilën prej 12 ndeshjeve të fundit në Serie A, duke iu afruar rekordit prej 13-të ndeshjes së ‘Torinos së madhe’ në vitin 1948.

Dy golat e Immobiles do të thonë se ai është lojtari i parë që arrin shifrën e 19 golave në Serie A në 17 ndeshjet e para të sezonit që nga Antonio Valentin Angelillo në Janar 1959. /Telegrafi/

Exit mobile version