Ka përfunduar pa gola derbi i kryeqyteti italian, ndërmjet Lazios dhe Romës, i vlefshëm për javën e 32-të në Serie A.
Bruno Peres pati një prej rasteve më të mira në gjysmën e parë të takimit në Stadio Olimpico duke arritur ta godasë shtyllën.
Skuadrat u treguan të vëmendshme edhe në pjesën e dytë, me ç’rast munguan golat, ndërsa ky është një lajm i mirë edhe për portierin shqiptar, Thomas Strakosha, i cili e mbajti portën të paprekur.
Në minutat shtesë, Edin Dzeko e goditi shtyllën transversale, ndërsa menjëherë pas, një tjetër goditje e tij shkoi shumë pranë portës.
Duhet theksuar se në minutën e 80-të, Lazio mbeti me një futbollist më pak, pasi Stefan Radu u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.
Pas këtij barazimi, Roma dhe Lazio mbajnë pozitat tre dhe katër, respektivisht, me pikë të barabarta (nga 61).
Interi që synon një vend në Ligën e Kampionëve është në pozitën e pestë në tabelë me një pikë më pak.
Roma është nikoqir i Genoas në xhiron e ardhshme, kurse Lazio është mysafir i Fiorentinas. /Telegrafi/