Lazio ka arritur të fitojë ndaj Cagliarit në një ndeshje që u vendos tek në kohën shtesë, me kryeqytetasit që e rikthyen rezultatin për të fituar 2-1.
Lazio dhe Cagliari kanë befasuar këtë vit me ndeshje të mira, duke marrë rezultate dhe duke qëndruar në pjesën e lartë të renditjes.
Ndeshja nisi shumë mirë për sardët që shënuan që në fillim.
Ishte Joa Pedro që asistoi për Giovani Simeonen, i cili me një goditje të fortë shënoi për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me ketë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë Lazio i shtoi forcat sulmuese.
Por për ta marr fitoret të besuarit e Simeone Izaghit, u desh ta presin kohën shtesë.
Fillimisht Luis Alberto barazoi rezultatin me një top të kthyer, ku me një gjuaje të fuqishme shënoi për 1-1.
Kur pritej që ndeshja të mbylljes në minutën e tetë të shtesës, ishte Felipe Caicedo që shënoi për 2-1.
Me këtë fitore Lazio arrin në kuotën e 36 pikëve, tri më pak se Interi dhe Juventusi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=yHVlyizxh2A
https://www.youtube.com/watch?v=rvCFyv4YzOA