Poezi nga: Din Mehmeti
A po ndieni ushtimën e blertë
të malit mbi damarët e shpirtit të vet
A po sheh sesi kroi i cemtë nxjerr
gjarpërinj të ngordhur
nga pranvera që s’vdes?
Lavdi zgjimit të diellit
Asgjë s’po mbetet nga ti
farë e zënë në tradhti
Ti nuk the asgjë
për ta ruajtur toka varrin
syri kaltrinë
Lavdi zgjimit që zgjon
ujit që ngrin e pastron