Site icon Telegrafi

Lautaro Martinez: Respekt për Kroacinë, eliminimi i Brazilit i keq për futbollin amerikano-latin

Ndeshja mes Holandës dhe Argjentinës e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës dhuroi spektakël dhe u vendos vetëm nga penalltitë, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën 2-2.

Penalltinë vendimtare për Argjentinën e realizoi Lautaro Martinez, teksa menjëherë shpërtheu festa e argjentinasve.

Sulmuesi i Interit iu bëri thirrje shokëve për të qëndruar me këmbë në tokë pasi në gjysmëfinale i pret Kroacia që eliminoi Brazilin.

“Me Kroacinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, në organikën e tyre ka shumë futbollistë me kualitet dhe eksperiencë”.

“Ishin në finalen e Botërorit të Rusisë katër vite më parë, dhe duhet të tregojmë respekt”.

“Eliminimi i Brazilit? Një goditje për futbollin amerikano-latin”, u shpreh Lautaro. /Telegrafi/

Exit mobile version