Lautaro Martinez e ka bërë të qartë se Interi dëshiron ta fitojë titullin e Serie A këtë sezon.
Sulmuesi argjentinas e shënoi golin e fitores në triumfin prej 2-1 ndaj Torinos, ashtu që Nerazzurrët ruajnë diferencën ndaj rivalëve.
“E dinim se Torino kishte nevojë për pikë, mirëpo edhe neve na duheshin. Ishte ndeshje e vështirë, por ia dolëm të fitonim, prandaj jemi shumë të gëzuar”.
“Ne stërvitemi secilën ditë për t’i bërë gjërat e duhura. U përgatitëm ndryshe për këtë ndeshje. Sot (e diel) kishim nevojë për cilësi, zemër dhe shpirt. Sot e dëshmuam se po kërkojmë diçka të rëndësishme”.
“Duam ta fitojmë (Scudetton), nuk ka rëndësi kush shënon. Me rëndësi është ta gjejmë rrjetën, jam i lumtur që shënova unë”, është shprehur Lautaro për Sky Sport Italia. /Telegrafi/