Site icon Telegrafi

Latifi i trishtuar që po largohet nga Skënderbeu pas kualifikimit

Ish-ylli i Skënderbeut, Liridon Latifi, është shprehur tejet i emocionuar pas kualifikimit të skuadrës shqiptare në Europa League.

Ai u kthye për të zhvilluar ndeshjen e fundit për Skënderbeun pas akordimit të transferimit të tij në Hungari te Puskas.

Transferimi rekord i tij megjithatë nuk u ekzekutua para ndeshjes kthyese të Skënderbeut dhe natyrisht futbollisti kosovar nuk mundi të mbante emocionet e tij në prononcimin për Supersport.

“Normalisht që cdo ndarje ka emocionet e veta. Jam munduar të jap me të mirën. Jam i mërzitur që po largohem po kështu e ka futbolli. Primare për ne ka qënë kualifikimi. Një kualifikim i tillë ka përfitime ekonomike për të dyja palët. Unë e kam Digitalbin dhe do ta ndjek gjithmonë Skënderbeun. Kam kaluar momente të bukura me këtë skuadër”, theksoi Latifi. /Telegrafi/

Exit mobile version