Artan Latifi të shtunë do ta zhvillojë derbin e fundit lokal me Gjilanin në karrierën e tij.
Ai ka vendosur të pensionohet pas këtij sezoni.
Latifi ka kujtuar shumë gjera me emocione.
“Nuk më ka ndodhur asnjëherë në jetë të pres derbin me këto emocione sikurse tani. Kam filluar t’i numëroj orët së prapthi. Momentet e fundit në fushë do të më bëjnë ta kujtoj secilën sekuencë të rëndësishme në karrierën time”.
“Interesant është fakti që jam lojtari i fundit i mbetur nga periudha e lavdishme e Selami Osmanit-Bezit, jam krenar që po e përjetoj edhe fillimin e epokës së Valon Murselit”.
“Falënderoj Intelektualët që më përprahën gjithmonë dhe që i japin kuptim klubit Drita. Uroj që derbin t’a fitojmë për hirë të tifozëve që nuk na braktisën kurrë. Jam i sigurt që sezonin e ardhshëm klubi do të paraqitet ndryshe. Përjetësisht mirënjohës! Lamtumirë!”, ka shkruar Latifi në facebook.