Kandidati për të parin e Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Smajl Latifi, ka theksuar se ata ndër shumë aspekte të angazhimit në ofertën për qytetarin e Rahovecit, e kanë edhe bujqësinë.
Ai në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se synojnë që ta rrisin buxhetin për bujqësi, në vitet në vazhdim.
“Gjatë mandatit tim, që nga viti 2019, do të rritet buxheti diku rreth 1 milionë euro. Do t’i kushtojmë kujdes krijimit të një zyre për ngritjen e fondeve në bashkëpunim me OJQ-të dhe bizneset”, ka shtuar Latifi. /Telegrafi/