Telegrafi

Lask dhe Manchester United luajnë për herë të parë me njëra tjetrën, formacionet zyrtare

Manchester United do të jetë mysafir i Lask Linz në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Dy skuadrat për herë të parë në histori takohen me njëra tjetrën, por që synimin e kanë të njëjtë të kalojnë në çerekfinale të kësaj gare.

Lask për të mbërritur deri në 1/8 e finales eliminoi gjigantin holandez AZ Alkmaar, derisa Manchester United pa problem kaloi belgët e Club Brugge.

Valerien Ismael dhe Ole Gunnar Solskjaer tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Lask: Schlager, Ramseber, Trauner, Ranftl, Reiter, Holland, Michorl, Renner, Friesser, Klauss, Tetteh.

Man Utd: Romero, Williams, Bailly, Maguire, Shaw, Fred, McTominay, Mata, Fernandes, James, Ighalo. /Telegrafi/