Manchester United ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Lask Linz.
Djajtë e Kuq kanë triumfuar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës me rezultat të thellë 0-5.
Kësisoj skuadra angleze ka bërë një hap të madh drejt kalimit në çerekfinalen e Ligës së Evropës para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Old Traford.
Odion Ighalo, Daniel James, Juan Mata, Mason Greenwood dhe Andreas Pereira ishin autorët e golave për Djajtë e Kuq.
Ishte sulmuesi nigerian Odion Ighalo që pati paraqitje fantastike duke u dalluar nga pjesa tjetër e ekipit me një gol të shënuar dhe një asistim.
Derisa paraqitje të mirë patën edhe Bruno Fernandes, Fred dhe Scott McTominay.
E nota më e ulët në këtë takim shkoi për portierin vendas Schlager. /Telegrafi/