Telegrafi

Larry Page merr pozitën e drejtorit të Google

Eric Schmidt ka qenë drejtor i Google për më shumë se 10 vjet, dhe tani ai do të fokusohet në marrëdhëniet me bizneset, partnerët dhe furnitorët e jashtëm. 

Paralajmërimi për drejtorin e ri të kompanisë Google ishte bërë më 20 janar të këtij viti, ndërsa në një postim në blogun zyrtar të gjigantit të kërkimeve në internet, sot thuhet se Larry Page do të jetë drejtor ekzekutiv i kompanisë më të fuqishme në Luginën e Silikonit. 

Prej tani e tutje, Page do të merret me zhvillimin e produkteve dhe strategjinë e teknologjisë së biznesit, fusha këto të cilat mendohet se janë pikat më të forta të tij si ekzekutiv, ndërsa si drejtor ekzekutiv, ai do të merret edhe me aktivitetet ditore të kompanisë. / Telegrafi /