– Veshja e juaj le të jetë në shërbim të ngritjes së energjisë. Mos i ruani gjërat për raste të veçanta, por vishuni me to edhe në rastet e zakonshme, kur dëshironi të ndjeheni më mirë. Nëse e shihni veten në pasqyrë me një pamje më të mirë, kjo mund të reflektohet në fuqinë mentale. Përveç kësaj, nuk janë të tepërta edhe komplimentet të cilat do t’i fitoni gjatë ditës.
– Jepni liri ndjenjave të juaja. Nëse thellë në brendi ruani një frikë, ankth dhe stres, ndoshta do të ndjeheni si një person më i fortë dhe më i qëndrueshëm. Megjithatë, në një plan afatgjatë, kjo nuk është e shëndetshme. Më së miri flisni për ndjenjat tuaja me personin tuaj më të afërt.
– Lëshoni muzikë. Dëgjimi i tingujve të këndshëm është një prej mënyrave më efikase që të liroheni nga ndjenjat më negative, ta zvogëloni shqetësimin e brendshëm dhe ta rrisni nivelin e energjisë. Sipas një studimi, personat që kanë vrapuar duke dëgjuar muzikë, kanë vrapuar më shpejtë se sa ata që kanë vrapuar në qetësi.
– Merrni frymë thellë. Kur jemi të shqetësuar, shpesh marrim frymë “me mushkëri”. Ndaloni dhe koncentrohuni në frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë thellë (me bark), me anë të hundës dhe nxirreni frymën përmes gojës. Ndjeni se si ju rritet stomaku, dhe ju lëshohet. Frymëmarrja e drejtë do t’ju lehtësojë dhe do të jeni më të pushuar.