Sot është larguar një deponi ilegale e mbeturinave në një pronë private në Vushtrri.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se fillimisht ishte ankesa e qytetarëve, e më pas reagimi i shpejtë i institucioneve përkatëse që situata të rregullohet në një periudhë të shkurtër, shkruan Telegrafi.
“Sot në mëngjes kemi pranuar një ankesë nga qytetarët për ekzistencën e një deponie ilegale me mbeturina në një pronë private. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit efektiv, gjendja është sanuar brenda më pak se një ore”, ka thënë Idrizi.
Ai ka ftuar qytetarët të jenë bashkëpunues dhe të rrisin ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës dhe secilit ambient. /Telegrafi/