Inspektorët e kryeqytetit kanë larguar sot një deponi ilegale të mbeturinave në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se toka bujqësore ishte shndërruar në deponi ilegale, tansmeton Telegrafi.
“Pas informatave të qytetarëve, sot dolëm në terren për të parë nga afër hedhjen ilegale të mbeturinave në Bardhosh. Një tokë bujqësore e shëndrruar në deponi ilegale. Ekipet e Kryeqytetit kanë filluar menjëherë pastrimin e kësaj hapësire. Inspektorët tanë janë në terren ditë e natë për të mbrojtur mjedisin tonë, ku kërkojmë edhe bashkëpunimin tuaj”, ka pohuar Rama.
Tutje, ai ka shkruar se nuk do të ketë tolerim për ata që dëmtojnë hapësirat publike do të ndëshkohet me gjoba të rënda dhe do të njoftohet policia për ndjekje ligjore.
“Le të mbrojmë së bashku kryeqytetin”./Telegrafi/