Site icon Telegrafi

Largohet mbrojtësi i Trepçës ’89

Qendërmbrojtësi tetovar Trepçës’89, Ersen Asani, është përshëndetur nga klubi mitrovicas. Asani që erdhi si huazim nga ekipi i Shkupit, i është falenderuar trajnerëve dhe bashkëlojtarëve për momentet e kaluara, duke i dëshiruar sukses në të ardhmen.

“Falënderoj gjithë qytetin e Mitrovicës, klubin Trepça’89, trajnerët dhe gjithë bashkëlojtarët. Ndihem i lumtur që isha pjesë e një ekipi si Trepça’89,” ka thënë Asani për faqen zyrtare të klubit mitrovicas.

Trepça’89 përfundoi stinorin në pozitën e tretë të Superligës 2015/16. Ekipit në fjalë iu largua trajneri Gani Sejdiu dje, ndërsa sot u shkoi edhe qendërmbrojtësi cilësor i skuadrës.

 

Exit mobile version