Telegrafi

Largohet kolonia braziliane nga Roma, i fundit ka mbetur Jesus

Roma ka hequr thuajse të gjithë futbollistët brazilianë.

Fillimisht largimi i brazilianëve ndodhi gjatë muajit janar me largimin e Emerson Palmierit drejt Chelseat.

Mbrojtësi tjetër brazilian, Leandro Castan ishte i huazuar tek Cagliari, ndërsa tani po pret transferimin në Turqi te Gotzepe.

Largimi tjetër është edhe i mbrojtësit të djathtë Bruno Peres që iu bashkua Sau Paolos.

Ndërkohë largimi rekord është ai i portierit Alisson Becker që u transferua te Liverpooli për një shumë rreth 75 milionë euro.

Mesfushori i talentuar Gerson i është bashkuar Fiorentinës si huazim një vjeçar për të fituar minuta më shumë.

Alisson Becker dhe Juan Jesus (Getty Images)

E i fundit brazilian në klub ka mbetur mbrojtësi qendror Juan Jesus.

Por edhe Jesus si pjesa tjetër e bashkëkombësve të tij është drejt largimit.

Porto ka dërguar ofertë tetë milionë euro te Roma dhe marrëveshja duket afër.

Gjithsesi Roma ka transferuar portierin brazilian Fuzato si dhe është pranë transferimit të Malcom nga Bordeaux për mos të mbetur klubi fare pa brazilian. /Telegrafi/