Site icon Telegrafi

Largohet Haxhiu, Rama trajner i Trepçës

Rezultatet e dobëta të vazhdueshme dhe asnjë fitore, edhe pas 13 xhirove në Superligë, e kanë detyruar trajnerin e deritashëm, Fidaim Haxhiun, të largohet nga skuadra e Trepçës.

Haxhiu ka dhënë dorëheqje, ndërsa drejtuesit e klubit menjëherë kanë gjetur zëvendësuesin e tij, duke e emërtuar kryetrajner të ri të skuadrës Nazmi Ramën, transmeton Borozani.com.

Rama edhe më parë ka udhëhequr skuadrën e Trepçës, kurse ndeshjen e parë me minatorët do ta udhëheqë këtë fundjavë në ndeshjen me Lirinë që do të luhet në Prizren.

Exit mobile version