Në kryqytet po vazhdon aksioni nga inspektorati për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pohuar se kjo iniciativë do të përmirëson kushtet e jetës për qytetarët, transmeton Telegrafi.
“Inspektorati i Kryeqytetit ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në qytetin tonë. Kjo iniciativë është pjesë e vizionit për krijimin e një qyteti më të organizuar, duke liruar hapësirat publike dhe parkingjet për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët”, thotë Rama.
Tutje, ai ka pohuar se “Qëllimi kryesor i këtij aksioni është përmirësimi i cilësisë së jetës, duke eliminuar automjetet e braktisura që jo vetëm zënë hapësira të vlefshme, por edhe kontribuojnë në ndotjen e mjedisit urban”.
Rama pohon se “ky hap tregon përkushtimin tonë të përbashkët për një Prishtinë më të pastër dhe më të organizuar”./Telegrafi/