Site icon Telegrafi

Largimi nga Sioni, Behrami: Historia jonë nisi mirë, por arsye të ndryshme sollën situatën aktuale

Valon Behrami (Foto: Twitter/FC Sion/Keystone)

Ka zgjatur më pak se tre muaj përvoja e Valon Behramit te Sioni në Superligën e Zvicrës.

Futbollisti shqiptar, i cili deri pak kohë më parë përfaqësonte Zvicrën në rang kombëtaresh, ka ndërprerë marrëveshjen me klubin.

34-vjeçari nuk i ka bërë të qarta arsyet, por ka treguar se të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.

Lexo po ashtu Iu bashkua Sionit në qershor, katër muaj më vonë Behrami ndërprenë kontratën me klubin zviceran

“Historia jonë nisi mirë, por arsye të ndryshme sollën situatën aktuale. Në fund vendosëm të thoshim lamtumirë në mënyrën më të mirë të mundshme, vendimi ishte i përbashkët”, ka deklaruar Behrami, citon SuperSport.

Kujtojmë që ish-futbollisti Udineses, Napolit, Lazios, Genoas dhe Veronas në kampionatin italian, në këtë sezon ishte aktivizuar në vetëm katër takime në Superligën e Zvicrës për një total prej 301 minutash.

Exit mobile version