Telegrafi

Lansohet Scards

Scards është kompani kosovare, e cila ka prezencë ndërkombëtare, me zyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikë, dhe merret me shtyp të materialit promovues, ku si produkt kryesor ka vizitkartat. Të gjitha produktet do të shiten në tregun global.

Në kuadër të ngjarjes, e cila u ndjek nga një masë e madhe pjesëmarrësish, u prezantuan produktet e kompanisë, shërbimet dhe programi MLM (Multi-Level Marketing) për përfitime që ofron Scards.

Ishte drejtori i ICK-së z. Uranik Begu ai që hapi ngjarjen duke shprehur kënaqësinë që është mikpritës i një ideje shumë interesante e cila sipas tij pritet të ketë sukses, duke u parë nga ajo se çfarë është ndërtuar deri më tani.

Për kompaninë, produktet, planet dhe mundësitë e fillimit te biznesit ishte bashkë-themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Scards, Edon Abdullahu i cili foli gjatë një prezantimi që zgjati për rreth një ore, ku ai foli për pothuajse të gjitha ato që ofron kompania.

Edon Abdullahu, Bashkë-Themelues i Scards – Foto: ICK

Prezantimi u nis me disa statistika shumë interesante për industrinë e shtypit e cila në një mënyrë udhëheq tregun, duke qenë një industri prej më shumë se 640 miliardë dollarësh dhe duke u rritë me 7% në vit.

Më pas u prezantuan edhe teknologjia në të cilën është ndërtuar platformë, temë për të cilën foli Betim Drenica, udhëheqës teknik i kompanisë, dhe vegla e dizajnuesit të shablloneve (template designer), të cilën e prezantoj udhëheqësi i dizajnit Etrit Zeneli, vegël kjo, e cila është më e pasura me funksionalitete nga të gjitha veglat e këtij lloji online.

Vlen të ceket edhe dizajnimi i drejtpërdrejtë i një vizitkarte për një nga partnerët e kompanisë e cila edhe arriti të vijë e shtypur në fund të prezantimit.

Pikat që lan mbresë gjatë këtij prezantimi janë se kompania ka dizajnuar më shumë 1800 shabllone të dizajneve për vizitkarta, i gjithë zhvillimi softuerik është bërë në Kosovë, Scards është kompania e parë që gjithë aktivitetin e saj do ta zhvilloj përmes pagesave online, si dhe produktet inovative në nivel global siç janë NFC vizitkartat e personalizuara, mbështjellës i IPhone me NFC, QR Vizitkartat etj.

Janë përmendur edhe partnerët strategjik me të cilët Scards ka marrëveshje bashkëpunimi ku ndër ta është edhe Telegrafi.