Telegrafi

Lansimi i video-lojës Call of Duty do të vonohet për herë të parë në historinë e saj

Video-loja e re e Call of Duty e zhvilluar nga kompania e video-lojërave “Treyarch” fillimisht ishte vendosur të dilte në vitin 2023, por do të vonohet.

Ndërsa loja Call of Duty e këtij viti “Modern Warfare 2” është ende në pritje për t’u lansuar, ajo e vitit të ardhshëm është vonuar dhe nuk do të dal në vitin 2023 sipas një raporti nga Bloomberg.

Kjo është vonesa e parë e një lansimi të Call of Duty nga kompania e video-lojërave “Activision Blizzard”, që nga viti 2004.

Raporti i Bloomberg përmendi se Activision po “punon në projekte të tjera për të mbushur boshllëkun” dhe do të ketë një video-lojë të re që do të jetë falas për t’u luajtur në internet vitin e ardhshëm.

Activision raportoi se shitjet e “Call of Duty” ishin ulur dukshëm në vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020, gjë që Bloomberg thotë se ka ndihmuar në vendimin e raportuar për të shtyrë lansimin e video-lojës që pritej të lansohet në vitin 2023. /Telegrafi/