Kompania bëri të ditur se aplikacioni i ri për telefona do t’i shfaqë më mirë këto lloj videosh.
Videot vertikale së fundi janë përhapur së shumti në internet, veçanërisht pasi të rinjtë i shpërndajnë ato në rrjetin social “Snapchat”.
Përveç kësaj, aplikacioni i ri u mundëson përdoruesve të kenë videot më të fundit të publikuara nga kanalet ku ata janë abonuar si dhe u jep elementë të përmirësuar për të regjistruar video drejtpërdrejtë nga aplikacioni. Aplikacioni i përmirësuar është i disponueshëm për sistemin “Android”, e së shpejti edhe për “iOS”-in.
Më shumë se gjysma e videove në “YouTube” shikohen nga telefonat. Ueb-faqja në pronësi të “Google”-it, që së fundi po ndien presionin e konkurrencës nga “Facebook”-u, bëri të ditur se koha që njerëzit shikojnë videot e tyre rritet me 60% vit pas viti.