Telegrafi

Lamtumirë Bradley, tifozi besnik i Sunderlandit – Varroset djaloshi gjashtë vjeçar mes turmave që i inspiroi dhe lotëve të idhullit të tij Jermaime Defoe (Foto)

Nëna e Bradley Lowery i dha lamtumirën e fundit biri të tij në një funeral që ta pranishëm ishim qindra njerëz dhe heroi i tij i futbollit, Jermain Defoe.

Shumë njerëz me fanella me numrin 6-të, që tregon moshën kur Bradley u nda kjo jetë, pas një lufte të tij të gjatë me kancerin, kishin zënë rrugët në County Durham, për t’i dhënë lamtumirën e fundit djaloshit që inspiroi miliona njerëz.

Ai kishte neuroblastoma (kancer i rrallë) dhe njihej për shoqërimin me yllin e futbollit anglez dhe ish-lojtarin e Sunderlandit, Defoe.

Djaloshi kishte ndërruar jetë para një jave, ndërsa sot me një karrocë të bukur me shalla të klubit të tij të zemrës ai u dërgua drejt banesës së tij të fundit.

Superherojntë e Bradleyy si Batman, Spiderman dhe Captain America, por edhe familjarë dhe miq ishin prezent.

Lexo po ashtu Tifozi besnik i Sunderlandit dhe miku i ngushtë Defoe ka ndërruar jetë (Foto)

Nëna e Bradleyt, Gemma Lowery, e lexoi një poemë, ku thuhej: “Do të takohemi përsëri –heroi ynë në qiell”.

Defoe kishte veshur fanellën me numrin 6 të Anglisë kus shkruhej Bradley, ndërsa kishte lënë ushtrimet në gjysmë dhe kishte udhëtuar nga Spanja.

Edhe lojtarë të tjerë të Sunderland si John O’Shea, Lee Cattermole, Vito Mannone dhe ish trajneri David Moyes, ishin në varrim.

Edhe tifozët e urryer të Sunderland, ata të Newcastle kishin dalë rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit djaloshit. /Telegrafi/