Site icon Telegrafi

Lamtumira emocionuese e kapitenit, De Rossi e veshi për herë të fundit fanellën e Romës

Daniele De Rossi (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma e mposhti Parman (2-1) në Stadio Olimpico në javën e 38-të për ta përfunduar sezonin në vend të gjashtë në tabelën e Serie A, mirëpo i gjithë fokusi ishte te kapiteni Daniele De Rossi, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit me Giallorossët.

Vendimi i Romës për të mos ia vazhduar kontratën 35-vjeçarit, është shoqëruar me protesta nga tifozët, sidoqoftë ai nuk do ta veshë më fanellën e klubit, me të cilin e zhvilloi gjithë karrierën e deritanishme.

Lamtumira e Daniele De Rossit (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

I shoqëruar nga familja e tij e ngushtë, De Rossi bëri ecjen e nderit për t’u përshëndetur në mënyrë emocionale me tifozët dhe stafin e klubit, pasi e veshi për të 616-tën herë dhe të fundit fanellën verdh e kuq.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Daniele de Rossi

Futbollisti italian iu bashkua Akademisë së Romës në vitin 2000 nga Ostia Mare, ndërsa një vit më pas u përfshi në ekipin e parë dhe ky ishte klubi i vetëm profesional në të cilin ka luajtur deri më tani.

Me Giallorossët i ka fituar dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë, derisa ishte pjese e kombëtares së Italisë që u shpall kampion bote në vitin 2006. /Telegrafi/

Exit mobile version