Site icon Telegrafi

Lamtumira e një legjende, Lahm luan ndeshjen e fundit me Bayernin – pensionohen edhe Alonso e Starke (Foto)

Philipp Lahm, Xabi Alonso dhe Tom Starke i kanë dhënë fund futbollit të luajtur pasi kanë zhvilluar ndeshjen e fundit me Bayern Munichun.

Bota e futbollit po mbetet me dy nga yjet më të mëdha të futbollit botëror.

Mbrojtësi gjerman, Lahm dhe mesfushori spanjoll, Alonso kanë vendosur të pensionohet nga futbollit i luajtur pas shumë e shumë viteve, përcjell Telegrafi.

Ndeshja në shtëpi ndaj Freiburgut është ndeshja e fundit e futbollistëve në fjalë, të cilët gjatë karrierës së tyre kanë fituar shumë trofe të ndryshëm ekipor dhe shtetëror.

Lahm gjithë karrierën e tij ka luajtur për Bayern Munichun, përveç dy sezoneve si i ri i huazuar të Stuttgart, ku në total ka zhvilluar 651 paraqitje dhe 22 gola të shënuara.

Në anën tjetër, Xabi Alonso, ka luajtur edhe për Real Sociedadin, Liverpoolin dhe Real Madridin, ku ka fituar shumë tituj të ndryshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version