Site icon Telegrafi

Lampard: Neuer ma pranoi në pushime se goli në Botërorin e vitit 2010 duhej të ishte pranuar

Ish-ylli i kombëtares angleze, Frank Lampard, ka folur sërish për golin “fantom” të vitit 2010 i cili nuk u pranua në Botërorin e mbajtur në Afrikën e Jugut.

Ishte reprezentuesi anglez që barazoi rezultatin pas 39 minutash lojë, por goli u anulua.

Neuer ishte i mposhtur në goditjen e Lampard, e teksa të gjithë kërkuan të pranhej goli, gjyqtari i atij takimi, Jorge Larrionda nga Uruguai vendosi ndryshe.

Tash Lampard thotë se edhe vet portieri Manuel Neuer ja ka pranuar se ai gol është dashur që të pranohej.

“Ai gjithmonë lidhet me mua në një farë mënyre sepse pyetet për golin i cili kurrë nuk u pranua”.

“Unë e kam pyetur për këtë në pushime vitin e kaluar ku ne patëm një bisedë qesharake për këtë në pishinë. Ai ishte i hapur për fatkin se ishet gol, e këtë e ka thënë lehtësisht disa vite pas asaj ndeshje”, potencoi Lampard.

Lampard pritet të jetë në panelin e analistëve nga BBC për Botërorin, Rusia 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version