Ish-menaxheri i Chelseat, Frank Lampard është përsëri i lidhur me rikthim në Ligën Premier, te skuadra e Crystal Palace.
Klubi londinez ka mbetur pa trajner pas largimit të Roy Hodgson dhe pritej të siguronte shërbimet e ish-trajnerit të Wolves, Nuno Espirito Santo.
Sidoqoftë, bisedimet thuhet se kanë dështuar dhe kjo që do të thotë se klubi anglez po kërkojnë një kandidat tjetër për stolin e skuadrës.
Sipas mediumit Daily Mirror, Palace ka lëvizur drejtimit sigurimit të ish-trajnerit të Chelseat, Lampard, i cili shihet si favorit kryesor.
Frank Lampard is back on Crystal Palace’s managerial shortlist after the deal for Nuno Espirito Santo collapsed, according to The Mirror 🗣 pic.twitter.com/yvqIzl3MIr
— GOAL Africa (@GOALAfrica) June 9, 2021
Përveç Lampard, Palace ka etiketuar edhe trajnerin e Sëanseat Steve Cooper dhe menaxherin e Burnley, Sean Dyche.
Interesimi i Lampard për punën te Palace është i panjohur, por ai së fundmi kishte deklaruar se ishte gati të kthehej në punë pas shkarkimit nga Chelsea në janar. /Telegrafi/