Site icon Telegrafi

Lampard mund të kthehet në detyrën e trajnerit, Crystal Palace është vënë pas tij

Frank Lampard mund të rikthehet sezonin e ardhshëm në Ligën Premier, madje në një klub të Londrës.

Mësohet se Lampard është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Crystal Palace.

Klubi londinez ka vendosur të mos rinovojë kontratën me trajnerin aktual, Roy Hodgson.

Për Lampardin do të ishte një rikthim interesant në punën e trajneri, duke pare shkarkimin në dhjetorin e kaluar nga Chelsea pas rezultateve të dobëta.

Ish-mesfushori i Chelseat, do të kishte objektiva krejtësisht të kundërta me ato që kishte te “Blutë e Londrës”, pasi zakonisht ky klub lufton për mesin e renditjes. /Telegrafi/

Exit mobile version