Trajneri anglez i futbollit dhe ish-ylli i futbollit anglez, 46-vjeçari Frank Lampard ka gjetur një punë të re pas 18 muajsh.
Lampard është emëruar në stolin e skuadrës Coventry City si pasues i Mark Robins, i cili u shkarkua pas tetë vitesh në stol.
“Një kapitull i ri në Coventry. Mirë se erdhe, Frank”, shkruan në njoftimin e klubit anglez.
A new chapter in Coventry.
Welcome, Frank. 🩵 pic.twitter.com/YIhy3cRjb9
— Coventry City (@Coventry_City) November 28, 2024
Coventry City është vetëm në vendin e 17-të në Championship, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies.
Lampard, i cili nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me Coventry, ka qenë pa punë për 18 muaj pasi u largua nga Chelsea në fund të sezonit 2022/2023.
Është interesante se Lampard e filloi karrierën e tij si trajner në Championship në vitin 2018 kur drejtoi Derby County. /Telegrafi/